KE: Kujdes me reformën në drejtësi
Reforma në drejtësi vazhdon të ndiqet me vëmendje nga Bashkimi Evropian. Ripërtëritja e kësaj deklarate vjen nga shefi i sektorit operacional në Komisionin Evropian, Luixhi Brusa, gjatë inaugurimit të qendrës së publikimeve zyrtare. Në ceremoninë e inaugurimit ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili tha se publikimet e para në qendrën e rindërtuar janë aktet e aderimit të Shqipërisë në NATO, të votuara unanimisht dje në Kuvend. "BE do të vazhdojë të asistojë ecurinë e kësaj reforme të rëndësishme. Asistenca e BE në fushën e drejtësisë në Shqipëri është e shumëllojshme që nga ndërtimi i mjediseve të burgjeve, dhomave të paraburgimit, gjykatave dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, deri tek asistenca ligjore", u shpreh Brusa.
Qendra e Publikimeve Zyrtare është vënë në funksionim të plotë falë një projekti prej rreth 400 mijë eurosh, të financuar nga Komisioni Evropian. Qendra është rindërtuar e pajisur plotësisht në përputhje me standardet evropiane, duke lehtësuar kështu mundësinë e publikut për të parë botimet ligjore, për punë hulumtuese, si edhe duke përmirësuar transparencën dhe dijeninë e përgjithshme ligjore në Shqipëri. Para zbatimit të këtij projekti, infrastruktura dhe kushtet e operimit të Qendrës së Publikimeve Zyrtare ishin të pamjaftueshme dhe të vjetërsuara. Hapësira për një funksionim profesional të qendrës ishte e kufizuar dhe ajri ndotej vazhdimisht nga kimikatet e përdorura për pajisjet e shtypit. Qendrës i duheshin gjithashtu pajisje moderne për të përmirësuar kapacitetin e saj të pamjaftueshëm për të menaxhuar kërkesën në rritje për botime, si Fletorja Zyrtare, përmbledhje ligjesh dhe të gjitha llojet e legjislacionit.
Duke shprehur shqetësimin e tij për qëndrueshmërinë e arritjeve të projektit, Brusa tha: "Do të doja të inkurajoja autoritetet shqiptare të sigurojnë buxhetin e duhur për operimin dhe mirëmbajtjen e kësaj qendre të rëndësishme, që do të ndihmojë të afrojë shoqërinë dhe shtetin". Punimet filluan në maj 2008 dhe përfunduan në janar 2009.