Krans Montana, Ballkani "bie në dashuri" me atomin
Ëndrra e vendeve të Ballkanit për energji bërthamore mund t‘i bëjë ekspertët të vënë buzën në gaz dhe pse jo, të përqeshin, por vetë ballkanasit duket se e kanë shumë seriozisht këtë çështje. Ndodhi dje, në seancën e fundit të Forumit të Krans Montanës në Tiranë, një takim udhëheqësish (përgjithësisht të rangut të mesëm) nga qeveritë dhe bizneset e vendeve të ndryshme, diskutuan mbi problemet ekonomike, ku energjia ishte tema më e fortë.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Milo Kuneshka, deklaroi dje para të pranishmëve se "Shqipëria po punon për të shtruar rrugën ligjore për ndërtimin e një termocentrali bërthamor" dhe shtoi se "gjithçka do të bëhet të bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike" me qendër në Vjenë.
"Ne e dimë se do të kërkojë shumë kohë", shtoi Kuneshka. Kundrejt fjalës së tij, Slavtcho Neykov, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë, pati dy vërejtje të vockla që shkaktuan debat: "Desha t‘ju pyes nëse keni bërë llogaritë se sa kushton dhe se sa kohë do të dojë të realizohet një projekt i tillë", tha Neykov. "Bullgaria ka investuar 1 miliard dollarë në vitet ‘80-‘90 për termocentralin në Belene. Tani kërkon 4 miliardë euro kredi në Rusi për ta përfunduar. Duhet ta keni parasysh se energjia bërthamore kushton shumë", vijoi ai.
Zëvendësministri i Ambientit dhe Ujërave të Bullgarisë, Atanas Kostandinov, ndërhyri menjëherë: "Unë mbështes fuqimisht përpjekjet e qeverisë shqiptare në këtë fushë", tha ai. "Nuk është serioze të thuash se 4 miliardë janë shumë para. Termocentrali i Belenes është një projekt konkret, me studime e kosto të përcaktuara", tha ai. Vetë Kuneshka dha një përgjigje për sa i përket kostos: "Qeveria shqiptare synon të tërheqë investime të huaja private për të realizuar një projekt të tillë".
I gjithë Ballkani, i dashuruar me atomin
Pak a shumë, të gjitha vendet ballkanike janë të dashuruara me energjinë atomike. Përveç dëshirës, së paku Kroacia, Maqedonia dhe Shqipëria, kanë edhe deklarata politike, ndërsa Bullgaria e Rumania kanë trashëgimi bërthamore dhe projekte konkrete për t‘i zhvilluar më tej. Megjithatë, shifrat janë kokëforta gjithandej. Në Kroaci, plani për një termocentral bërthamor kushton 1 mijë euro për banor, për Shqipërinë e Maqedoninë mund të thuhet se një llogari e tillë nuk hyn në punë, sepse tani për tani gjithçka është vetëm në kuadrin e deklaratave politike.
Në Ballkan ka shumë projekte, por pak para. Rumania, e cila ka dy centrale bërthamore në punë, kërkon të ndërtojë dy të tjera që mund të kushtojnë 4 miliardë euro. Bullgaria, e cila u detyrua ta mbyllë centralin bërthamor të ndërtuar gjatë kohës së komunizmit me ndihmën e Bashkimit Sovjetik, ka në plan të ndërtojë të tjerë. Por një ekspert i "Green Peace" thotë se projekti i ri ka shumë vështirësi. "Kostoja e tij mund të rritet deri në 7 miliardë euro dhe Bullgaria duhet të gjejë 51% të parave para verës së këtij viti, në mënyrë që punimet të fillojnë", thotë Jan Haverkamp, aktivist i "Green Peace". Në total, vendet e Ballkanit kanë ekonomitë më të vogla mes vendeve që përdorin energjinë bërthamore. Sa për Shqipërinë, vendi ynë ka ekonomi 20 herë më të vogël se vendi më i vogël që përdor energji bërthamore.
Kërkon shumë kohë
Paratë janë problemi i fundit që lidhet me idenë e ndërtimit të një centrali bërthamor. Para se të mendojë një gjë të tillë, një vend duhet të krijojë një bazë të gjerë shkencëtarësh, si dhe të arsimojë dhjetëra njerëz në fushën e energjisë atomike. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, (IAEA) jep si shembull rastin e Katarit, një vend që bleu ekspertët e IAEA, me shpresë se do të përshpejtonte fazën e krijimit të burimeve njerëzore, por pavarësisht nga kjo, projekte të tilla kërkojnë minimalisht 20 vjet punë. Mbi tetë vjet nevojiten vetëm për të kryer studimet e nevojshme sizmologjike dhe zona e Shkodrës është prekur në të shkuarën nga tërmete të fuqishme deri të 7.2 ballë të shkallës Righter.
Agjencitë kroate të lajmeve njoftojnë se Damir Polancec u takua me Berishën dhe Rulin
Ministri kroat, vizitë në Tiranë për atomin
Ministri kroat i Ekonomisë, Damir Polancec, vizitoi gjatë dy ditëve të fundit Tiranën, ku diskutoi me autoritetet mbi idenë e një termocentrali bërthamor të përbashkët dhe idenë e një gazsjellësi nga Semani për në Kroaci përgjatë bregdetit të Adriatikut, bëhet e ditur nga media kroate.
"Është rënë dakord që në fund të prillit, të dyja vendet duhet të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi në lidhje me mundësinë e ndërtimit të centralit bërthamor të përbashkët", njoftoi Ministria kroate e Ekonomisë.
"Ministri Genc Ruli e ka njohur Polancec me hapat e deritanishme që ka bërë Shqipëria në lidhje me fillimin e Programit Bërthamor. Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë qenë dhe janë në kontakt institucional me departamentet dhe sektorët përkatës të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (Kombet e Bashkuara) dhe kanë filluar të grumbullojnë dhe të vlerësojnë përvojat e vendeve të tjera, të cilët kanë ndërmarrë dhe përfunduar me sukses një program energjetik bërthamor", njoftoi Ministria shqiptare e Ekonomisë.
Kroacia e ka të përcaktuar në marrëveshjen e anëtarësimit me Bashkimin Evropian se "Euroatomi" do të ketë monopolin e furnizimit me materiale bërthamore në Kroaci, në rast se ky vend dëshiron të ndërtojë në të ardhme një central bërthamor. Diskutimi për ta zhvendosur centralin në Shqipëri, duket se lidhet drejtpërsëdrejti me këtë kusht, sipas disa ekspertëve. Në këtë rast, ideja e centralit kthehet në një mekanizëm presioni kundër BE-së, ose në një forcë kundër integrimit të Shqipërisë në BE.
Kryeministri kroat, Ivo Sanader, beson se energjia bërthamore është e vetmja mënyrë për të fituar pavarësinë energjetike nga Serbia. Kroacia është aktualisht një vend deficitar për energjinë elektrike dhe varet, ashtu si Shqipëria, nga linjat e interkonjeksionit, të cilat kalojnë në mazhorancë nga Serbia, për blerjen e energjisë nga Ballkani Lindor, ku ajo prodhohet.
Tirana zyrtare nuk ka dilema për gazin
Në forumin e Krans Montanës ishte ftuar vetëm një kompani
Kompania zvicerane, EGL, është e njohur në Shqipëri për shitjet e energjisë elektrike për KESH sh.a., si një nga furnitorët më të mëdhenj të vendit, por dje, në Krans Montana, kjo kompani u shfaq me një projekt tjetër. Bëhet fjalë për një projekt që qeveria shqiptare e ka shpallur "projekt me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike, politike dhe ekonomike", në një takim që ka pasur me krerët e kompanisë në shkurt.
Gazsjellësi "Trans Adriatik" (TAP) është një projekt që synon të marrë gaz nga Azia Qendrore dhe ta dërgojë atë në Itali përmes tubacioneve ekzistuese që janë në Turqi dhe Greqi dhe përmes 550 kilometrave tubacione të reja që do të ndërtohen nga Selaniku në Seman dhe nëndet për në Itali. Sipas zyrtarit të lartë të marrëdhënieve me jashtë të projektit TAP, EGL arriti një marrëveshje strategjike me kompaninë norvegjeze "StatoilHydro", e cila, përveç eksperiencës në ndërtimin e gazsjellësve, zotëron kontrata koncesionare në Detin Kaspik për zona gazi.
Projekti i TAP ka vetëm një problem të vogël: Me ndihmën e qeverisë zvicerane, EGL ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë gaz në Iran dhe kjo gjë bie ndesh me politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt Iranit.
Qeveria shqiptare ka miratuar më herët dhe ka shpallur "me rëndësi strategjike" edhe dy projekte të ngjashme në fushën e gazit, ndërsa ka nisur negociata me vende eksportuese gazi. Vetë TAP thotë se nuk e ka marrë ende vendimin për ndërtimin apo jo të gazsjellësit. Vendimi pritet të merret më vonë gjatë këtij viti. Shumë gjëra varen nga Turqia, një vend ku tubacionet do të kalojnë detyrimisht dhe që po e përdor këtë gjë si armë politike.