Rruga Kukës-Morinë pëson çarje 5 muaj pas hapjes
KUKËS- Rruga Kukës-Morinë, pjesë e autostradës Durrës-Morinë ka pësuar carje në disa pjesë të saj. Vende vende në rrugë janë krijuar plasaritje prej disa centimetrash, të cilat nëse nuk merren masa mund të përhapen apo të thellohen më tepër. Por pavarësisht kësaj ekziston edhe rreziku për udhëtarët që e përshkojnë përdit këtë rrugë.
Sipas drejtuesve të mjeteve, shkak i këtyre carjeve jonormale për një rrugë të re janë rreshjet e rëna ditët e fundit.
Kjo rrugë nisi të funksiononte si pjesë e autostradës Durrës-Kukës menjëherë pas inaugurimit të tunelit të Kalimashit , por kur kanë kaluar vetëm 5 muaj carjet e krijuara venë në dyshim cilësinë e punimeve të kryera.
(e.n/News24/BalkanWeb)