E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE-Moldavisë: Të shmanget përdorimi i forcës

Bruksel-Komisioni Evropian bëri thirrje sot për "shmangien e përdorimit të forcës dhe të retorikës provokuese" dhe për respektimin e "lirive themelore" në Moldavi. "Përshëndes kthimin e qetësisë në rrugët e Kishinevit. Në këtë fazë, është e rëndësishme që të gjitha palët e përfshira të vazhdojnë shmangien e përdorimit të forcës ose të një retorike provokuese dhe që autoritetet moldave të garantojnë resektimin e plotë të lirive themelore dhe të të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat për manifestime paqësor, marrjen e informacioneve dhe lirinë e shprehjes", deklaroi në një komunikatë komisionerja evropiane për Marrëdhëniet e Jashtme, Benita Ferrero-Waldner.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›