E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, PS akuza PD-së

Tiranë-Në fokusin e shqetësimeve të Partisë Socialiste ishte sot përdorimi i fëmijëve dhe mësuesve për qëllime elektorale. “Sot në shkollat e Korçës është bërë mësim për t’i marrë nxënësit direkt nga klasa, e për t’i çuar në mitingun e Sali Berishës, që pasi ka prerë për të tretën a të katërtën herë shirita rrugës akoma të pambaruara, ka folur para një turme nxënësish e mësuesish të dhunuar në lirinë e tyrepolitike e në të drejtën e tyre të ditës së pushimit”-tha Ledi Shamku,
kryetare për Edukimin në këtë forcë politike.

Ajo përfundoi deklaratën, duke nënvizuar se më 28 Qershor do të marrë fund kthimi i mësuesve e nxënësve në kope elektorale dhe do të nisë epoka e re e rilindjes se Arsimit të çliruar nga zinxhirët e interesave politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›