KE: Përgatit planin e ri për integrimin
12/12/2011 Drejtori për Zgjerimin letër ministres së Integrimit dhe kreut të komisionit për Integrimin
Sanino: Të rishikohet Plani i Veprimit, i cili duhet të marrë miratimin e komisionit parlamentar
Tri ditë pas miratimit të rezolutës së përbashkët BE-Shqipëri Komisioni Europian i kërkon politikës shqiptare të bashkojë përpjekjet për realizimin e 12 prioriteteve të përcaktuara. Kërkesa drejtuar autoriteteve shqiptare është bërë nga drejtori për Zgjerimin në Komision Europian Stefano Sanino. Nëpërmjet një letre dërguar ministres së Integrimit Majlinda Bregu dhe kryetarit të Komisionit të Integrimit Ditmir Bushati, Sanino ka kërkuar që përpjekjet e deritanishme të vijojnë në përmbushjen e 12 prioriteteve e në veçanti atyre që kërkojnë konsensusin mes mazhorancës dhe opozitës. “Është me rëndësi që Ministria e Integrimit dhe Komisioni parlamentar për Integrimin të rishikojnë dhe rifreskojnë Planin e Veprimit, i cili duhet të marrë miratimin e komisionit parlamentar. Ky rishikim dhe rifreskim do të shërbejë në ndërtimin e një kalendari pune dhe masash për t’u implementuar”, - shkruan Sanino në letrën e tij. Gjithashtu Sanino nënvizon se për të gjitha hapat e ndërmarrë nga pala shqiptare duhet të informohet Komisioni Europian në mënyrë perioidike për të pasur më të lehtë monitorimin e progresit të këtij procesi për 12 prioritetet. Kjo letër e Stefano Saninos ka vënë në lëvizje Ministrinë e Integrimit dhe Komisionin parlamentar të Integrimit. Në takimin e së premtes, që u drejtua nga kreu i delegacionit të europarlamentarëve të PE-së Eduard Kukan, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, bëri me dije se ministria që ajo drejton ka përgatitur metodologjinë e Planit Kombëtar të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, i cili do të jetë i përmirësuar krahasuar me planet e mëparshme. “Fokusi i Planit për MSA-në nuk do të jetë më thjesht stabilizim-asocimi, por planifikimi i konsoliduar për aderimin e Shqipërisë në BE. Ky plan do të japë një panoramë të qartë të kapaciteteve administrative dhe institucionale të nevojshme për zbatimin e legjislacionit të përafruar. Do të jetë në përputhje me planin buxhetor afatmesëm, duke garantuar që secila masë të financohet plotësisht nga buxheti i shtetit dhe/ose asistenca e huaj, si dhe do të japë një panoramë të qartë të asistencës që BE-ja jep për institucionet shqiptare”, – u shpreh Bregu. Ndërsa Komisioni parlamentar për Integrimin Europian pritet që sot të zhvillojë një seancë dëgjimore me ministren Bregu si dhe ambasadorin e BE-së në Tiranë Etore Sekui. Në këtë seancë përfaqësuesit e mazhorancës dhe të opozitës do të diskutojnë për implementimin e rekomandimeve që Sanino ka dërguar për t’u marrë në konsideratë.
Majlinda Bregu
“Qeveria shqiptare e në veçanti Ministria e Integrimit është e angazhuar për rishikimin e Planit të Veprimit bashkë me Komisionin parlamentar për Integrimin Europian si dhe për planifikimin e aktiviteteve të nevojshme që do të ndihmojnë në krijimin e një track-record solid, që na shërben për hapjen e negociatave të anëtarësimit”, - tha Bregu në tryezën e MSA-së.
Ditmir Bushati
“Një pjesë e propozimeve tona, që nuk u reflektuan nga qeveria, vijnë ende si sugjerime të Komisionit Evropian për t’u përfshirë në Planin e Veprimit. Ajo që i ka munguar këtij procesi është monitorimi sistematik mujor nga Komisioni Evropian për çdo prioritet, për një qasje që mund të na bëjë më kredibël në adresimin e 12 prioriteteve”, – tha kreu i Komisionit parlamentar për Integrimin.
Eduard Kukan
Gjatë fjalës së tij në takimin e së premtes BE-Shqipëri kryetari i delegacionit të PE-së, Eduard Kukan, nënvizoi domosdoshmërinë e vijimit të dialogut politik mes palëve, si mundësia më e mirë për të mos humbur sërish trenin për në BE. “Është e nevojshme për Shqipërinë që të kapë trenin tjetër që shkon për në BE. Takimi i sotëm duhet parë si një përpjekje e PE-së për të ndihmuar vendin tuaj”, - theksoi Kukan.
Rezoluta për MSA-në
Me pëlqimin e opozitës dhe të mazhorancës të premten e kaluar, në takimin e katërt ndërparlamentar për stabilizim-asocimin mes vendit tonë dhe BE-së, u miratua deklarata e përbashkët BE-Shqipëri. Thelbi i rezolutës, që u nënshkrua me konsensus të plotë mes palëve, është bashkëpunimi mes forcave politike me qëllimin e përbashkët integrimin e vendit në BE.