E Diel, 1 Nëntor 2026

Femrat police në konkurs me shkrim, fitojnë 59 gra

12/12/2011  Procedura që do ndiqet më pas

Dje zhvilluan testimin me shkrim kandidatet femra të qarqeve Durrës, Dibër, Fier, Vlorë (pjesa e parë), Berat dhe Tiranë (pjesa e tretë), për “Patrullë të Përgjithshme”. Morën pjesë 436 kandidate femra dhe u shpallën fituese 59 prej tyre, të cilat grumbulluan mbi 60 pikë gjatë testimit. (Më poshtë lista me fitueset). Korrigjimi i testimi është bërë me skaner. Me datë 14.12.2011, ora 11.00’, në stadiumin “Qemal Stafa” do të zhvillohet testimi fizik i tyre dhe pjesëmarrëset duhet të kenë me vete fletën e pranimit në testin me shkrim dhe kartelën shëndetësore të lëshuar nga mjeku i familjes, pasi në të kundërt nuk do të pranohen për t’u futur në garat e testimit fizik. (Kandidatet të paraqiten me kostum sportiv.). Ndërkaq, më 12 dhjetor do të zhvillohet testimi me shkrim i kandidateve nga qarqet Vlorë (pjesa e dytë), Kukës, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Lezhë dhe Shkodër. Kandidatet duhet të paraqiten pranë drejtorive të policisë në qarqe, ku kanë aplikuar, për t’u pajisur me fletën e pranimit në testin me shkrim dhe kodin e aplikantit, të cilat duhet t’i kenë me vete ditën e zhvillimit të testimit me shkrim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›