E Diel, 1 Nëntor 2026

Kumbaro i kushtoi Anglisë 100 mijë paund

12/12/2011  Ish-kryeshikasi shqiptar vë në lëvizje Britaninë e Madhe. Teoritë për zhdukjen

Endriti, i biri pagoi 10 mijë paund se i ati s’erdhi në gjyq

ANGLI- Habia apo çudia që u shkaktoi anglezëve ish-kryeshikasi shqiptar Ilir Kumbaro, kur “u la targën”, në çastin kur do ekstradohej në Shqipëri, tashmë po kthehet në inat dhe objektiv që ekspertët ta prangosin sa më shpejt të akuzuarin për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Tezat e fundit flasin për gjithfarë drejtimesh që nisin me fshehje në Angli, vetëvrasje të mundshme apo arratisje në Kinë. Kësisoj, prestigjiozja “Daily Star” shkruan se 58-vjeçari Kumbaro i kushtoi Britanisë së Madhe 100 mijë paund e tashmë është objektiv i një ndjekjeje mbarëkombëtare pasi Scotland Yard javën e kaluar lëshoi një apel publik, duke ofruar numrin pa pagesë 020 7230 1640 për cilindo që e shikon. Por nuk ka humbur vetëm shteti britanik, sepse edhe Endrit Kumbaro, i biri i ish-shefit të SHIK-ut, pagoi plot 10.000 paund, pasi babai i tij nuk u paraqit në gjykatë javën e kaluar. Një zyrtar i lartë i tha gazetës se “ai si spiun i vjetër llogariti kohën dhe luajti me sistemin”. Në shtëpinë e Endritit, në Forest Hill, jug-lindje të Londrës, një grua thotë është gruaja e Endritit, por burri i saj ishte në Paris. Pak më vonë edhe ajo iku nga ajo shtëpi. Në 2008-ën, në Fullham u gjet një grua me emrin Vjollca që besoj se ishte e shoqja. Kur shkoi në Britani ai u tha autoriteteve se ishte refugjat kosovar, i sulmuar fizikisht nga policia dhe mori azil me pasaportën britanike me emrin Shaqa Shatri. Pretendonte se ishte në depresion dhe kishte frikë se i kishin vrarë gruan dhe fëmijët, shihte ëndrra të këqija, sikur i vranë kushëririn e miqtë. Mjeku shkroi në kartelën kur përfitoi shtëpi dhe asistencë që “ky është jashtëzakonisht në depresion”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›