E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA kërkon lirimin e Liu Xiaobosë

Me rastin e dhënies së Çmimit Nobel për Paqe, qeveria e SHBA-së i ka bërë apel Kinës, që të lirojë nga burgu aktivistin për të drejtat e njeriut Liu Xiaobo, si edhe t'i japë fund keqtrajtimit të bashkëshortes së tij, thuhet në deklaratën e State Departmentit amerikan.

Liu në vitin 2009 u dënua me 11 vjet heqje lirie, për gjoja dyshim për përmbysjen e pushtetit shtetëror.

Vitin e kaluar ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqe, të cilin nuk mundi ta marrë vetë.

Opozitari është bashkë-autor i "Charta 08", që kërkon reforma të thella politike në Kinë.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, mori si shkas nderimin me Çmimin Nobel tri grave luftëtare për demokraci dhe të drejtat e gruas, për të kërkuar forcimin e rolit të gruas në udhëheqje.

Nderimi i presidentes së Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, aktivistes të të drejtave të njeriut Leymah Gbowee dhe aktivistes për të drejtat e njeriut, Tawakkul Karman nga Jemeni bën të qartë, se më shumë gra në pozicionet drejtuese janë përfitim për të gjitha shtetet dhe kulturat, tha Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›