E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia vendos - Tusk apo Kaczynski?

Nesër polakët shkojnë në kutitë e votimit, për të zgjedhur parlamentin e tyre të ri.

Sipas sondazheve, partia qeverisëse pro-evropiane e kryeministrit aktual, Donald Tusk, ka gjasa të fitojë zgjedhjet.

"Fushata zgjedhore ishte gati letargjike" gjykon politologu dhe publicisti nga Varshava Kazimierz Woycicki.

Sipas tij, kjo lloj fushate nuk i shkon peizazhit politik gjithmonë dinamik të Polonisë. Por për shkak se gjendja ekonomike në Poloni, aktualisht shkon mirë, mungojnë temat kundërthënëse.

"Një situatë e tillë përdoret nga grupet politike që duan të bien në sy apo nga provokatorët", thotë Kazimierz Woycicki.

Shumica e sondazheve nxjerrin fitues të zgjedhjeve partinë qeverisëse "Platforma qytetare", të kryeministrit Donald Tusk, me rreth 30 për qind të votave, e ndjekur nga partia nacional-konservatore "E drejta dhe Drejtësi" (PiS), e kryesuar nga Jaroslav Kaczynski , me rreth 20 për qind të votave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›