KE: Rritje drastike e azilkërkuesve nga Shqipëria në zonën Shengen
BRUKSEL- Rritje drastike e azilkërkuesve nga Shqipëria në zonën Shengen të Bashkimit Europian. Raporti i fundit i Komisionit Europian mbi lëvizjen e lirë brenda unionit tregon një rritje prej 74% të azilkërkuesve nga Shqipëria për 5 vende të Shengenit (Gjermania, Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu).
Ndërsa në total numri i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor në këto 5 shtete ka shënuar një rënie me 44 % në janar të këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj të 2012-ës.
Po sipas raportit rritje kanë shënuar edhe azilkërkuesit nga Bosnje Hercegovina me 51 %, ndërsa Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi kanë shënuar rënie.
Raporti i Komisionit Europian ka matur fluksin e azilkërkuesve për periudhën nga 31 dhjetori 2012 deri në 3 shkurt 2013. Po sipas raportit destinacionet kryesore vijojnë të mbeten Gjermania, Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu.
(m.a/News24/BalkanWeb)