Limaj: E vërteta është vërtetuar në Gjykatën e Hagës

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, të martën ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për akuzat e ngritura nga kjo prokurori për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, të cilat akuza ish-ministri Limaj i ka mohuar.
Limaj ka thënë se në qoftë se institucioni i prokurorisë është i interesuar nuk është e vështirë më ardhur deri të e verbëta, por, sipas tij nëse kërkohet diçka tjetër, atëherë është një çështje tjetër, por ai ka thënë se e vërteta është vërtetuar në Gjykatën e Hagës.
“E vërteta ime për luftën e UCK është vërtetuar nga institucioni më i lartë i drejtësisë i quajtur Hagë”, ka thënë Limaj.
Limaj së bashku më 9 bashkëluftëtarë të tij, është akuzuar nga dëshmitari “X”, i cili pretendon se në mënyrë të paligjshme gjatë kohës së luftës janë mbajtur në burg në Kleçkë katër serbë.
Derisa Limaj mbrohet nga imunet i deputetet, pasi është lëshuar një fletarrest ndaj tij nga EULEX-i, 9 bashkëluftëtarët e Limajt janë arrestuar, por që të gjithë kanë mohuar akuzën gjatë marrjes në pyetje. /kosovapress/