E Shtunë, 31 Tetor 2026

"KE, Topalli kreu detyren e demtimit te imazhit tone"

Sekretarja per Marredheniet me Jashte ne Partine Socialiste, Arta Dade, deklaroi se Asambleja Parlamentare e KE edhe njehere na jep leksione demokracie per mazhorancen shqiptare. Permes nje komunikimi me mediat, duke iu referuar zhvillimeve me te fundit ne Asamblene Parlamentare te KE-se, deputetja socialiste tha se ne demokraci politikat me inat dhe politikat e diversionit nuk ka sesi funksionojne. Perkundrazi, theksoi zyrtarja e larte socialiste, ato demtojne imazhin e vendit dhe Topalli, me se njehere e ka kryer kete detyre me se miri, duke demtuar imazhin e vendit. "Ajo i eshte kthyer politikave te diversionit me opoziten, duke shkelur njeherazi rregulloren, jo vetem te Parlamentit te Shqiperise, por edhe rregulloret e Asamblese Parlamentare te KE",-tha Dade. Ajo nenvizoi se konstatimi sipas medias se delegacioni shqiptar nuk perfaqeson vlerat e Evropes, eshte nje mesim tjeter qe mazhoranca duhet ta marre. Per kete arsye, deputetja e PS, theksoi se socialistet do te vazhdojne protestat ne mbrojtje te demokracise, ne mbrojtje te vlerave evropiane qe shqiptaret aspirojne. "Gjithashtu ajo cka zonja Topalli ka bere ditet e fundit, bie ndesh me sugjerimet qe vijne nga partneret nderkombetare prestigjioze, te cilet i bejne thirrje politikes shqiptare qe te zgjidhin krizen funksionale, politike dhe institucionale permes dialogut", u shpreh zyrtarja socialiste.
Topi, hap garen per gjashte anetaret e
Kushtetues dhe 2 te Gjykates se larte
Celet gara per zgjedhjen e gjashte anetareve te rinj te Gjykates Kushtetuese dhe 2 te Gjykates se Larte. Presidenti Bamir Topi, njoftoi dje zyrtarisht procesin e perzgjedhjes se anetareve te rinj, per keto gjykata te rendesishme. Pritja e kandidaturave, do te behet deri me 15 shkurt dhe pas kesaj date, kreu i shtetit do te nise edhe perzgjedhjen e anetareve te rinj te ketyre gjykatave. Kushtetuesja, do te jete ajo e cila duket se do te pesoje nje riperteritje te thelle. Gjashte anetareve aktuale; Kujtim Puto, Sokol Sadushi, Fehmi Abdiu, Xhezair Zaganjori, Petrit Plloci dhe Admir Plloci, u perfundon mandati kete vit, duke lene vakante vendet ne kete gjykate. Nderkohe qe ne Gjykaten e Larte, mandatet i kane mbaruar qe vitin qe shkoi, dy prej anetareve si Spiro Spiro dhe Perikli Zaharia. Vende, te cilat do te plotesohen se shpejti nga gara qe do te zhvillohet. Nuk dihet ende nese kete here, kreu i shtetit Topi, ne perzgjedhjen e kandidaturave do te konsultohet apo jo me Kuvendin. Nje vit me pare, Presidenti u gjet ne qender te akuzave te institucionit te Kuvendit dhe mazhorances, pasi nuk u konsultua me te me pare, cka coi edhe ne rrezimin e disa prej kandidaturave te tij. Sipas njoftimit te bere nga Presidenca, ashtu sic e kerkon edhe Kushtetuta, kandidatet per anetare te Gjykates Kushtetuese, duhet te emerohen nga radhet e juristeve me kualifikim te larte dhe me pervoje pune, jo me pak se 15 vjet ne profesion. Ndersa per sa i perket anetareve te Gjykates se Larte, ata emerohen nga radhet e gjyqtareve me vjetersi pune, jo me pak se 10 vjet ose nga radhet e juristeve te shquar, qe e kane ushtruar kete profesion per jo me pak se 15 vjet. R. Rapushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›