E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Skafet", me kete mazhorance nuk hiqen

Per sa kohe qe kjo mazhorance do te jete ne pushtet, skafet nuk do te lejohen te qarkullojne ne ujerat tona, ne menyre qe industria e mafies te mos zhvillohet ne keto ujera. Kryeministri Sali Berisha, beri te qarte dje se moratoriumi per skafet do te qendroje ne fuqi per sa kohe qe mazhoranca e tij do te jete ne pushtet. "Moratoriumi per skafet, hyn ne fuqi se shpejti, deshmi kjo e nje vullneti te kesaj mazhorance, qe industria e mafies, pasi skafet jane industri e mafies, te mos mund te zhvillohet me ne brigjet tona. Ketu dua te theksoj se heqja e ketij Moratoriumi eshte e pashprese per sa kohe kjo mazhorance te jete ne pushtet", tha prere kreu i qeverise. Sipas tij, bllokimi i tyre, ka shenuar nje progres thelbesor ne kontrollin e kufijve. "Nuk do te kete skafe ne ujerat tona. Ky eshte qendrim politik. Ne e shpallim para cdo fushate dhe shqiptaret le ta vleresojne. Kjo nuk lidhet me heqjen apo mos heqjen e vizave, kjo eshte nje politike konstante e qeverise", theksoi kryeministri. Moratoriumi hyn ne fuqi se shpejti, pas zgjatjes qe i beri mazhoranca te qendrimit te tij ne fuqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›