KE, afate për Greqinë,vendi rrezikohet nga grevat
Ministrat dhe ekspertët e financave të Bashkimit Evropian i kanë vendosur dje afate Greqisë për të ulur deficitin dhe për të paraqitur një plan të detajuar mbi rikuperimin e financave të saj. Dje ata dhanë në Bruksel opinionin e tyre mbi zhvillimet nga Greqia dhe programi i stabilitetit të saj, i cili parashtron planet për reduktimin e deficitit të Qeverisë nën 3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) deri në vitin 2012. KE miratoi një vendim, që Greqia të korrigjojë deficitin e tij të tepruara deri në vitin 2012, duke vendosur masa buxhetore të konsoliduara brenda një afati kohor, duke përfshirë edhe afatet kohore për raportimin mbi masat e marra. Sipas KE, Greqia duhet të afrojë politikat e saj ekonomike në përputhje me udhëzimet e BE dhe politikave të gjera ekonomike, dhe të heqë rrezikun e tepruar mbi funksionimin e duhur të monedhës së unionit. Këshilli i bëri thirrje Greqisë për të hartuar dhe zbatuar sa më shpejt të jetë e mundur, duke filluar në vitin 2010, një paketë të guximshme dhe gjithëpërfshirëse të reformës strukturore, ku të përcaktohen masa të veçanta, që mbulojnë pagat, reformën e pensioneve, reformat e kujdesit shëndetësor, administratën publike, tregun e produktit, mjedisin e biznesit, produktivitetit dhe rritjen e punësimit”. Qeveria greke ka shprehur gatishmërinë për marrjen e masave shtesë në shërbim të uljes së deficitit buxhetor, por ka theksuar se kjo do të bëhet nëse gjykohet e nevojshme, pas vlerësimit për ecurinë e planit të stabilitetit, në mesin e muajit mars. Masat pritet të shkaktojnë një valë grevash të mëdha që gjithsesi, do ta sjellin në pozitë të vështirë Qeverinë.