E Diel, 1 Nëntor 2026

Në foto shfaqet fantazma e një gruaje



Fantazma e një gruaje është shfaqur në një foto të realizuar në kështjellën e braktisur në Abergele, në veri të Galles, Britani. Mes hipotezave të shumta mbi identitetin e kësaj gruaje, sipas britanikes “The Sun”, më e forta është ajo e Uinifred, kontesha e Dundonaldit, e cila jetonte në vitet 900 në të njëjtën kështjellë, Gurych, i njohur si një nga vendet më të magjepsura të Mbretërisë së Bashkuar. Kështjella Gurych u ndërtua në vitin 1819. Zbulimin e bëri Kevin Horkin, i cili realizoi foton pak kohë më parë. Ai ka thënë për “The Sun” se në atë vend kishte pasur një ndjesi të çuditshme. Uinifred e trashëgoi kështjellën në vitin 1894 dhe jetoi aty për 30 vjet, deri sa vdiq. Por të tjerë besojnë se bëhet fjalë për një shërbëtore, e cila vdiq pasi ra nga kali brenda pronës. Për shkak të shkatërrimit të dyshemesë në kështjellë nuk verifikohet misteri. Grupi i Kërkimeve Paranormale “North Uales” beson se ky nuk është rasti i parë i shfaqjeve të tilla në kështjellën Gurych.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›