Pas 30 vitesh, Obama rinis nuklearet
Pas rreth 30 vitesh ndërprerje të ndërtimit të centraleve nukleare, Obama jep një impuls të ri për rinisjen e këtij sektori energjetik. Presidenti amerikan ka njoftuar mbi dhënien e një huaje prej 8,3 miliardë dollarësh, për të investuar në ndërtimin e reaktorëve nuklearë. “Iniciativa do të sigurojë një punë të qëndrueshme për 800 persona”, tha Obama. Sipas tij, ku është vetëm fillimi i sforcove për të zhvilluar teknologji energjetike të sigurta dhe të pastra. Dy reaktorët nuklearë do të ndërtohen në centralin e Burkes, në Xhorxha. Obama ka shtuar se “Energjia nukleare mbetet një burim i madh i karburantit që nuk emeton elemente të dëmshme për ambientin. “Kemi bërë investimin më të madh në energjinë e pastër në histori, që do të krijojë më shumë se 700 mijë vende të reja pune në të gjithë Amerikën”, tha dje Presidenti Obama, duke folur në një central elektrik në Merilend.