KE, delegacion në Shqipëri për zgjidhjen e krizës
Nuk është mjaftuar vetëm me miratimit e rezolutës të raporterëve Jako Laakso dhe David Uillshire për krizën politike, por Këshilli i Europës ka vendosur të zbresë në Shqipëri. Komiteti presidencial i Asamblesë në bashkëpunim me Komitetin Vëzhgues të raportuesve do të vizitojnë në fillim të shkurti Shqipërinë për të ndihmuar në rivendosjen e dialogut politik. Për të negociuar zgjedhjen e ngërcit, pjesë në delegacionin organizmit ndërkombëtar, sipas faqes zyrtare të Këshillit të Europës, do të jetë dhe vetë presidenti i Asamblesë Parlamentare Mevlyd Cavoshugu dhe sekretari i përgjithshëm, Thorbjorn Jagland.
Në njoftimin zyrtar thuhet se qëllimi i vizitës është negocimi për të
zgjidhur krizën, por kryesisht për të ndihmuar presidentin në përpjekjet
dhe rolin e tij si ndërmjetësues. Pra në organizomin e tryezës së
bisedimeve mes krerëve partiakë dhe të bindë këta të fudnit për
pjesëmarrje në të.
Vetë prania e drejtuesve më të lartë të këtij institucioni tregon qartë
rëndësinë që faktori ndërkombëtar po i kushton situatës politike në
vendin tonë.
Situatë e cila, sic evidentohet në rezolutën e miratuar, rrezikon të
penalizojë vendin në procest integruese. Në të njëjtin njoftim
ritheksohen dy sugjerimet kryesore të rezolutës, kthimi i opozitës në
parlament dhe lejimi i komisionit hetimor për zgjedhjet nga ana e
maxhorancës.
Elona Gjylmi
< I mëparshmi