PR: Raporti i KE-së, objektiv
Tiranë (start)-Partia Republikane progres-raportin e KE-së, e ka vlerësuar si real dhe objektiv, duke shkuar në një linjë me atë që tha kryeministri Berisha. Në një deklarate për shtyp të premten, PR gjykon se ''ky progres raport është realist dhe objektiv, si në vlerësimet pozitive për progresin e arritur në të 36 sektorët e cituar, por edhe në rekomandimet për vijimësinë e reformave që duhet të ndjekim deri në përmbushje të të gjitha detyrimeve politike dhe ekonomike të Marrëveshjes së Stabilizimit- Asociimit.''
''Duke qenë një pasqyrë e asaj si na shohin partnerët tanë, ne e gjejmë inkurajues raportin, i cili citon progres në konsolidimin e demokracisë dhe institucioneve, në forcimin e bashkëpunimit parlamentar, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, thellimin e reformës në gjyqësor, etj'', theksohet në deklaratën e kësaj force politike të shpërndarë për mediat.