KE-ja jep sugjerime për përvijimin e projektit TAP

Sipas Komisionit Evropian, nëse përzgjidhet TAP, atëherë ai duhet të zgjerohet me 20 miliard metra kub për ti sjellë sasinë e duhur të gazit tregut evropian.
“Nëse përzgjidhet një gazsjellës i vogël si TAP, atëherë ne do duam të shohim që kapaciteti i TAP, që është aktual 10 miliard metër kub, të zgjerohet brenda një dekade deri në 20-30 miliard metër kub. Kjo është sasia e gazit për të cilën ka nevojë Evropa, pasi kërkesa për gaz në kontinentin e vjetër do të jetë në rritje. Ne do duam të shohim që ky shtim i sasisë së gazit të vijë në të ardhmen nga Azerbajxhani dhe Turkmenistani, nga rajoni Kaspik", u shpreh zëdhënësja e Komisionit, Marlene Holzner.
Komisioni Evropian këshillon nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare midis të gjitha shteteve të projektit TAP, për të evituar çdo lloj surprizë në të ardhmen, kryesisht ndërprerjen e gazit, siç ka ndodhur me furnizimin e BE-së me gaz nga Rusia.
Ndalur në këtë çështje, Holzner nënvizoi për ABC, se “nevojitet një marrëveshjeje ndërkombëtare midis të gjitha shteteve të projektit, në mënyrë që të njohim se mbi çfarë parimesh do të ndërtohet ky gazsjellës. Për shembull, të mundësohet furnizimi pa ndërprerje i gazit, në rast ndërprerjeje, shtete duhet të informojnë njëri tjetrin, çfarë kuote do të përdoret në rast se do ketë një konflikt. Pra, kompanitë evropiane kërkojnë nga ky gazsjellës sigurinë e furnizimit me gaz. Ky është qëllimi ynë kryesor".
Sipas Komisionit Evropian, për të mos humbur kohë një marrëveshje ndërkombëtare të vendeve të projektit TAP mund të merret si bazë marrëveshja që është kryer për NABUKO-n. “Ne kemi një marrëveshje shumë të mirë për NABUKO-n bërë me asistencën e Komisionit Evropian dhe jam e bindur që kjo marrëveshje mund të shërbejë si model edhe për një gazsjellës tjetër”, shtoi ajo.
Lidhur me zgjatjen e procedurës së seleksionimit të projektit fitues, sipas Komisionit Evropian, edhe pse është në vetë interesin e Azerbajxhanit që vendimi të merret sa më shpejt, është e logjikshme që për një vendim të tillë të rëndësishëm të merret koha e duhur. Për këtë arsye, Holzner veçoi se “është një vendim shumë i rëndësishëm, ndaj nevojitet koha e duhur për reflektim, për të parë ofertat që janë mbi tryezë dhe për të bërë llogaritë e duhura. Ne e kuptojmë tërësisht që kompanitë kanë nevojë për të bërë llogaritë për përfitimet e tyre. Nga ana tjetër Azerbajxhani mund të marrë në konsideratë elemente të tjera për një periudhë afatgjatë, që mund të përfshijnë prurje gazi edhe nga burime të tjera dhe i rrjedhim eksport shtesë të gazit përveçse nga Shah Deniz 2".
Përveç fitimeve të shumta ekonomike që i sjell Shqipërisë, përzgjedhja e TAP si projekt fitues ndryshon krejtësisht qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë, si një partner të rëndësishëm të furnizimit të Evropës me gaz dhe e kthen gjithashtu Shqipërinë në epiqendrën energjetike rajonale. /Start/
2012-02-26 16:06