“Albanosfera, nevojë për qytetari, jo ekstreme nacionaliste”
Kështu deklaroi Sekretari Nderkombetar i LSI Ralf Gjoni, i cili mori pjese ne forumin e Albanosferës qe u zhvillua ne Prishtine kete fundjave.
Ky ishte takimi i dytë i këtij forumi dy-ditor me fokus ne Evropianizimin e Albanosferës dhe ku morën pjese përfaqësues politike dhe të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe per here te pare edhe përfaqësues nga Lugina e Preshevës.
Z. Gjoni përshëndeti organizatoret e këtij forumi duke theksuar se "Lëvizja Socialiste për Integrim e ka në zemër të politikave të saj të hershme vizionin e integrimit rajonal si një strategji e mirëfilltë për të arritur një integrim evropian të përbashkët e të suksesshëm dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët kudo qofshin".
“Barrierat e dikurshme janë minimizuar; Shqipëria ka hequr vizat me të gjitha vendet e rajonit dhe qytetaret tanë do të mund të lëvizin me karta identiteti drejt Malit te Zi dhe Maqedonisë. Ky realitet do te ishte i paimagjinueshëm para një dekadë, kur lëvizja e lirë ishte vetëm një ëndërr. Sot përmes Ministrisë së Jashtme dhe strukturave të tjera lobuese, LSI ka arritur të konkretizojë ëndrrën e saj për një rajon me vende më të integruara, më të hapur e më të ndërlidhur me njëri-tjetrin". /Start/
2012-02-26 13:22