KE miraton rezolutën për Shqipërinë: Qeveria të hetojë zgjedhjet, PS të ndal bojkotin

Strazburg, 28 janar NOA - Asambleja
Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar pak më parë draft rezolutën për
Shqipërinë të hartuar prej Jako Lakso dhe David Wilshire.
KiE i bëri apel qeverisë shqiptare dhe
opozitës ti japin në mënyrë urgjente fund krizës politike dhe të ushtrojnë
përgjegjësitë e tyre për të thelluar reformat e mëdha në vend.
Këshilli i Evropës
i kërkoi qeverisë që brenda pak ditëve të ngrejë një komision parlamentar
hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit të vitit te kaluar, ndërsa opozitës i kërkoi
të ndalojë bojkotin dhe të rikthehet në Parlament.
k.k/NOA