Policia e Tiranës gjobit 851 shoferë gjatë 24 orëve të fundit, shkelën kodin rrugor

Tiranë, 28 janar
NOA Policia e Tiranës ka gjobitur gjatë 24 orëve të fundit 851 drejtues mjetesh
pasi shkelën rregullat e qarkullimit rrugor ndrysa po vazhdon aksionin ndaj
shoferëve debitorë.
Drejtoria e
Policisë së Qarkut Tiranë, po vazhdojnë kontrollet ndaj atyre drejtuesve të
mjeteve, të cilët janë debitor në shlyerjen e detyrimeve të tyre, dhe i fton
ato të paraqiten pranë çdo dege të Postës Shqiptare.
Theksojmë se,
shërbimet e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë me intensitet punën për
parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen
e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim
parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore.
Në këtë kuadër,
kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të
sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit
nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të
vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet
dyshe në akset e qytetit të Tiranës deklaroi policia e kryeqytetit.
Kështu gjatë 24
orëve të fundit janë gjobitur 851 drejtues mjetesh ndërsa janë pezulluar 9 leje
drejtimi.
k.k/NOA