Autizmi në rritje, 1 në 160 fëmijë i sëmurë
Autori i Lajmit: red.
Incidenca e sëmundjes së autizmit në vendin tonë është jo pak, por 1 në 160 fëmijë. Një spot publicitar për Shqipërinë do të transmetohet në CNN, në të cilin apelohet të merren masa për parandalimin e kësaj sëmundjeje. Në prag të Ditës Botërore të Autizmit në ambientet e QSUT-së u mbajt një konferencë shkencore, mbi dëmet që shkakton kjo sëmundje, të prekurit nga ajo dhe nismat që duhen marrë për të ndihmuar të sëmurët. Në 10 vitet e fundit statistikat tregojnë një rritje të frikshme të autizmit, ku në 160 fëmijë 1 është autik. Zonja Liri Berisha, e cila është dhe kryetarja e fondacionit të fëmijëve shqiptarë, tregon iniciativat e fondacionit, për të sjellë në vëmendje këtë sëmundje. "Një numër shumë i madh aktivitetesh janë duke u organizuar në shumë vende të botës, për t u përfunduar në dy prill me aktivitetin që do të mbahet në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. Nën kujdesin e organizatës më të madhe për autizmin, "Autism Speaks", këtë vit transmetohet në CNN një apel i gjërë për të shtuar përpjekjet mbarëbotërore në të cilën më është propozuar që unë të përfaqësoj Shqipërinë nëpërmjet një spoti të shkurtër televiziv, të cilin do të kisha dëshirë sot ta transmetoja përpara jush. Shifrat e fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje janë rritur me hapa shumë të shpejtë në dekadën e fundit dhe njerëzimit i duhet të gjejë forma të reja të trajtimit dhe të identifikimit të hershëm", - tha Liri Berisha, kryetarja e fondacionit të fëmijëve shqiptarë. Gjithashtu, një spot sensibilizimi u shfaq për t u ndërgjegjësuar të gjithë për autizmin. Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, tregon rastet e para të kësaj sëmundjeje. "Si do ta përkufizonim shkurt çfarë është autizmi infantil? Eshtë një çrregullim ku fëmija nuk është në gjendje të krijojë asnjë lidhje emocionale me njerëzit e tjerë, ka dëmtime të shprehura të aftësive komunikuese dhe manifeston përgjigje bixare ndaj aspekteve të ndryshme të ambientit. Le të angazhohemi të gjithë së bashku për të përdorur të gjitha teknikat arsimore dhe integruese në shoqëri", - bëri të ditur Anila Godo, ministre e Shëndetësisë. Më tej profesor Anastas Resuli shpjegoi se si shfaqet dhe si zhvillohet autizmi tek individët e prekur. Një tjetër konferencë e këtij lloji do të mbahet më 2 prill, në Ditën Botërore të Autizmit.
Ky lajm është publikuar: 01/04/2009