E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE ndjek procesin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm në Shqipëri

05-12-2012 / Gazeta 55

Peter Stano, zëdhënësi i Komisionerit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Stefan Fyle, theksoi sot në një konferencë për shtyp në Bruksel, se KE është duke e ndjekur me kujdes procesin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm në Shqipëri.
“Zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm është një çështje tepër e rëndësishme për sa i përket zbatimit të ligjit”, tha Stano.
Ne, vijoi ai, “e kemi ndjekur me kujdes këtë proces, pasi Kryeprokurori është një institucion i pavarur dhe luan një rol të rëndësishëm në përballjen e sfidave që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit”. “Zbatimi i ligjit është një pikë shumë e rëndësishme në funksion të një shteti, prandaj ne po e vëzhgojmë me shumë kujdes këtë proces. Kemi ndjekur nga afër arsyet që Presidenti e zgjodhi si Kryeprokuror dhe po ashtu edhe reagimet e tjera parlamentare. Por ne jemi gjithmonë pro zbatimit konstitucional”, nënvizoi Stano.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›