E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE pergenjeshtron nje plan emergjence per Greqine

Komisioni Europian ka përgënjeshtruar lajmin e përhapur gjtaë ditës së premte se BE-BQE dhe FMN po përgatisin një plan B për daljen e Greqisë nga Eurozona. Për këtë hipotezë ka folur komisioneri europian për Tregtinë në BE, Karel De Gucht, i cili gjatë një intervistë për gazetat belge kishte deklaruar se Trojka ndërkombëtare po studjonte një skenar emergjence në rast se Athina nuk do të ishte më në gjendje të qëndronte në Eurozonë, duke komentuar se e vetmja mundësi e fundit e Greqisë ishte respektimi i angazhimeve të marra planin e shpëtimit. Por këto deklarata të komisionerit Karel De Gucht kanë shkaktuar reagime nga autoritetet e Brukselit, të cilët që nga fillimi i  krizës janë shprehur qartë se KE synon që Greqia të jetë anëtare e Eurozonës. Por pak momente më vonë KE përmes zëdhënëses Mina Andreeva ka përgënjeshturar këtë lajm duke thënë se Ky skenar nuk ekziston, gjithçka që kemi bërë deri tani dhe po vazhdojmë ta bëjmë ka afirmuar zëdhënësja, ka të bëjë vetëm me faktin se për ne e ardhmja e Greqisë është në Eurozonë dhe nuk ka asnjë koment për skenarë që nuk ekzistojnë.  Zyrtarisht të gjitha subjektet e përfshira si BE, BQE dhe FMN përsërisin vazhdimisht se Greqia duhet të qëndrojë në monedhën euro, duke respektuar  të gjitha angazhimet në marrveshje me trojkën për të pasur kështu ndihmat e tyre që do ta shpëtojnë vendin nga kriza. Gjatë një telefonate paraditen e së premtes, me presidentin Papulias, kancelarja gjermane Angela Merkel i ka kërkuar një garanci mbi situatën e vendit. Merkel ka sqaruar edhe njëherë se Gjermania dhe vendet e tjera partnere europiane presin që në zgjedhjet e ardhshme të 17 qershorit të formohet një qeveri në gjendje të reagojë. Po kështu edhe ministri i jashtëm gjerman Guido Westervelle ka pasur një komunikim telefonik me homologun i tij grek Pikrammenos, duke e siguruar se Gjermani është me ju por është e rëndësishme që të respektohen dhe përmbushen detyrat, ka thënë ministri gjerman.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›