E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti G8 diskutojne kreret e larte te shteteve

Liderët e fuqive më të mëdha ekonomike ndodhen në Kemp Dejvid të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Samitin e G8 në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën që ka përfshirë zonën euro, si dhe me frikën se Greqia mund të largohet nga blloku i euros duke kërcënuar në këtë mënyrë të ardhmen e monedhës së përbashkët. Presidenti amerikan Barak Obama, u ka kërkuar liderëve të Bashkimit Europian në mënyrë të vazhdueshme që të punojnë më shumë për të stimuluar rritjen ekonomike. Edhe kryeministri i Britanisë së madhe Dejvid Kamerun i ka kërkuar vendeve të Bashkimit Europian që të bëjnë më shumë për të zgjidhur krizën e borxheve, për të shmangur kështu përhapjen e krizës në të gjithë botën. Edhe pse nuk pritet që të merret ndonjë vendim ekonomik nga këto bisedime, zyrtarë thonë se Obama shpreson në promovimin e një dialogu që të mund të çojë drejt zgjidhjes së krizës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›