Shkencëtari iranian mbërrin në shtëpi, akuza SHBA-së për rrëmbim
Shkencëtari Iranian Shahram Amiri mbërriti në Teheran pasi u rishfaq të martën në Washington, pasi ishte zhdukur për 13 muaj. Amiri ka akuzuar sërish shërbimet sekrete amerikane dhe ato saudite për rrëmbim, dhe ka mohuar se ka të bëjë me programin nuklear Iranian. Për autoritetet amerikane, shkencëtari kishte shkuar më deshirën e tij në SHBA, dhe fare lirshmërisht vendosi të ritkhehej edhe në Iran. Ndërsa për shtypin amerikan, Amiri ka marrë nga CIA 5 milion dollarë për disa informacione. Amiri u prit në aeroportin e Teheranit, Imam Khomeini, nga bashkëshortja e tij si dhe nga zëvendësministri i Jashtëm Iranian. Hassan Qashqavi. Televizioni shtetëror iranian njoftoi të martën se Amiri kishte shpëtuar duke hyrë në përfaqësinë e Iranit në Uashington, e vendosur në ambasadën pakistaneze. Qeveria iraniane e akuzon SHBA-në për rrëmbim të Amirit. Shkencëtari u zhduk para më shumë se një viti në Arabinë Saudite. Qeveria amerikane i ka përgënjeshtruar disa herë akuzat për rrëmbim. Ndërkaq shkencetari nuclear Iranian deklaron se është rrëmbyer nga agjentët amerikanë , ndërsa ndodhej për pelegrinazh në Arabinë Saudite në qershor të 2009. Ai është pjesë e ekipit shkencor të universitetit të Teheranit, "Malek Ashtar".