E Diel, 1 Nëntor 2026

KE shkrin kredencialet për delegacionin shqiptar

Një ditë pas përhapjes së lajmit në media, sipas të cilës, Shqipërisë i hiqej e drejta e votës, tashmë ka ardhur vendimi tjetër i Komitetit të Rregullores. Lajmi është konfirmuar nga deputetja Lajla Përnaska dhe Mesila Doda, të cilat kanë theksuar se për Shqipërinë tashmë gjithçka është në rregull. Sipas tyre, për këtë është marrë një vendim unanim, ku madje ka votuar pro edhe Andreas Gross, kreu i grupit socialist në Asamblenë Parlamentare të KE-së. “Në unanimitet të plotë komisioni mbështeti kredencialet e Shqipërisë. Kjo ishte procedurë rutinë e komisionit . Ajo çka dua të përcjell opinionit publik është se dështoi edhe një herë tentativa e turpshme e Edi Ramës për të përjashtuar Shqipërinë. Rama nuk ka shans të cenojë integrimin e Shqipërisë”, theksoi Përnaska për mediat.  Kuvendi i Shqipërisë pata sqaruar se gjithçka ishte ndërmarrë në përputhje me rregulloren. “Kërkesa e Edvin Ramës për të sfiduar kredencialet e delegacionit parlamentar në Këshillin e Evropës është përpjekje dashakeqe ndaj vendit. Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë për delegacionet parlamentare është zbatuar pikë për pikë”, theksoi dje Kuvendi i Shqipërisë në një reagim për ngjarjen.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›