E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, ndalohet një shtetas nga Kosova

Burime zyrtare të policisë lokale, thanë se "sot në orët e para të mëngjesit është ndaluar shtetasi Bajram Elshani, nga komuna e Malishevës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në doganën e Morinit është konstatuar se transportonte një numër dokumentesh të falsifikuara".Sipas burimeve, menjëherë u bë ndalimi i tij, ndërsa kanë nisur hetimet për të identifikuar se për cfarë do t'i përdorte ato dokumente në territorin shqiptar. Burimet e Policisë nuk bëjnë të ditur llojin e dokumentave të falsifikuara për shkak të sekretit të hetimit dhe dyshimit se Elshani mund të këtë bashkëpunëtorë edhe në Shqipëri.                                                                                               

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›