Në Ohër plaçkiten turistët

Ohër, 7 gusht - Disa turistë nga Shtipi do ta mbajnë mend për të keqe pushimin në Ohër. Pasi ishin kthyer nga plazhi rreth orës 14, ata kishin gjetur të vjedhur banesën ku ishin vendosur në qendër të qytetit. Hajdutët u kishin vjedhur rrobat, portofolin me rreth 300 euro, dokumentet personale si dhe dy telefona celular. Pushuesit e plaçkitur nuk dëshironin të flisnin para kamerës. Ndërkohë, shumë turistë të tjerë, flasin për mungesën e sigurisë në Ohër, raporton Alsat-m.
“Pamë se si vidhet. Mendoj se duhet të ndërmerren masa parandaluese. Për shembull, të vendosen kamera në vende të caktuara ose dhjetëra radarë, apo sigurim privat që do të kujdesen për sigurinë nëpër plazhe”.
“Andaj edhe ne nuk mbajmë me vete asgjë. Nuk ndjehemi të sigurt”.
“Pamë se si shëtisin personat nëpër plazhe dhe vjedhin. Kemi parë raste të tilla”.
“Kemi dëgjuar se po vidhen para. Shokët e mi kanë humbur para”.
“Po ruhemi. I kemi mbyllur në dhomë kurse paratë i ruajmë me veti, kjo është më e sigurt”. Derisa rastet e plaçkitjes së turistëve rriten nga dita në ditë, nga policia bëjnë thirrje për kujdes.
“Gjatë muajit korrik në rajonin e Strugës janë regjistruar tetë vepra penale të vjedhjes dhe 18 vepra penale të vjedhjes së rëndë. Kjo shifër korrikun e kaluar ishte tetë vepra penale të vjedhjes dhe 12 vjedhje të rënda. Në Ohër në korrik kishte 18 vepra penale të vjedhjes dhe 24 vepra vjedhje të rënda. Mënyra e ndërhyrjes së hajdutëve është thuajse identike tek të gjitha veprat e vjedhjeve të rëndë”, tha Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB Ohër
Nga policia thonë se një pjesë e rasteve janë ndriçuar por kjo nuk nënkupton mbylljen e këtij problemi shqetësues, pasi në stacionet policore në Ohër dhe Strugë vazhdojnë të arrijnë denoncime nga turistët e plaçkitur.