E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet e grurit ulin aksionet e kompanive ushqimore

Londër, 7 gusht – Aksionet e kompanive ushqimore dhe të birrarive kanë rënë pas shqetësimeve se rritja e çmimeve të grurit mund të prek fitimet e tyre.

çmimet e grurit janë rritur për 25 për qind gjatë kësaj jave, pasi që thatësira dhe zjarret kanë shkatërruar të lashtat në Evropën lindore dhe kanë shtyrë Rusinë të ndalojë eksportin e grurit, ka raportuar BBC-ja.

Aksionet e birrës daneze Carlsberg kanë rënë me 5.1 për qind, ndërsa aksionet e Diageos, e cila zotëron markat si Guinness, kanë rënë për 2.2 për qind dhe ato të Associated British Foods me 1.5 %.

Organizata për Ushqim dhe Agrikulturë ka hedhur poshtë shqetësimet për një krizë ushqimore.

Të mërkurën, FAO uli parashikimet e saj për prodhimin global të grurit gjatë këtij viti, por tha se shqetësimet për krizë botërore të ushqimit “nuk janë të justifikuara në këtë pikë”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›