Tirana në prag tëkrizës, humbje erëndë në Vlorë
TIRANE-Ekipi Tirana ka konfirmuar dje zërat se është një skuadër e destinuar të luftojë për mbijetesë, teksa ka pësuar humbjen e parë në kampionat. Në Vlorë, përballë Flamurtarit vendas, bardheblutë janë mundur 2-1, duke krijuar idenë se tani ata nuk trembin më askënd. Humbja mund të quhet e paralajmëruar, pasi barazimi i marrë 6 ditë më parë në Elbasan pati brenda tij edhe shumë pikëpyetje. Vendasit luajtën për gjysmë ore me 10 vetë dhe ishin një ekip i krijuar vetëm në minutat e fundit, ndërkohë që skuadra kryeqytetase nuk bëri asgjë për ta fituar ndeshjen. Dje, në Vlorë ka ardhur humbja e parë, por që është një "kërcënim" se skuadra duhet të ndryshojë. Përpjekjet e trajnerit Starova për të "arnuar" në fushë problemet që ekzistojnë jashtë saj, mund të duken deri diku të kota, pasi Tirana ka shumë elementë të rinj dhe pak nga ata që mund të marrin mbi supe peshën e një skuadre kaq të madhe. Blerja e Pero Pejiç, të paktën deri tani, ka qenë një zhgënjim i vërtetë. Sulmuesi kroat tregoi edhe dje se nuk po kalon një moment të mirë dhe i duhet kohë që të gjejë formën.
Ndeshja
Përsa i përket ndeshjes së djeshme, ajo është dominuar nga Flamurtari, që i mbështetur edhe nga një numër jo i vogël tifozësh, ka marrë fitoren e dytë në po kaq ndeshje. Dhe çfarë fitoresh! Një javë më parë vlonjatët mundën në kryeqytet Dinamon kampione, ndërsa dje e kanë përsëritur suksesin ndaj një tjetër ekipi elitar, Tiranës. Flamurtarit iu deshën 20 minuta për të gjetur golin e avantazhit me anë të Odise Roshit, një prej më të dalluarve në fushën e lojës. Por, kryeqytetasit u përgjigjën shpejt dhe pas vetëm 5 minutash arritën të baraoznin me Sebino Plakun. Edhe pas këtij momenti vlonjatët kanë patur fjalën e parë, ndërkohë që Tirana, edhe ato raste që krijoi, i shpërdoroi me Pejiç. Në pjesën e dytë ka qenë sërish protagonist Roshi, i cili ka gatuar golin e dytë në minutën e 65-të. Në fund, ka qenë Daniel Xhafaj ai që ka gjetur rrugën e rrjetës, duke ndëshkuar ish-skuadrën e tij. 6 pikë për Flamurtarin, që ndoshta tani mund të nisë të ëndërrojë edhe për trofe.
Kriza bardheblu
Tirana e këtij viti është një nga skuadrat që ka bërë më shumë ndryshime në krahasim me një sezon më parë, duke larguar shumë titullarë dhe duke marrë disa të rinj. Por, problemi më i madh i bardhebluve nuk lidhet aq me fushën sesa me ato që ndodhin pas kuintave. Javën e shkuar kjo skuadër udhëtoi për në Elbasan pa uniformat e dyta dhe mund të kishte humbur në tavolinë, ndërkohë që mungesa e seriozitetit shkon deri aty, sa ekipi nuk ka një autobus për të udhëtuar. Thënë ndryshe, Tirana ka një krizë në menaxhim, të cilën duhet ta zgjidhë dhe pastaj të përqendrohet totalisht te fusha e lojës. Problemet që vijnë nga kjo krizë kanë pasoja të shumta, duke nisur nga dëshira e shefit të klubit Rauf Dimraj për të mos u marrë aq shumë me anën administrative, për të cilën paguhet, por me atë teknike, që normalisht duhet të jetë një ekskluzivitet i Starovës. "Mali" i problemeve jashtë fushe ka bërë që edhe skuadra të jetë disi e përçarë, pasi disa futbollistë janë marrë nga shefi Dimraj dhe të tjerët janë marrë për të përforcuar ekipin për sezonin e ri.
(d.b/GSH/BalkanWeb)