E Shtunë, 31 Tetor 2026

KEK-u refuzon Beogradin për energjinë

Prishtinë-Korporata Energjetike e Kosovës ka refuzuar ndërmjetësimin e autoriteteve të Beogradit për zgjidhjen e problemit të furnizimit me energji elektrike për konsumatorët serbë në Kosovë. Korporata Energjetike e Kosovës ka ndërprerë prej ditësh energjinë elektrike për disa zona serbe, për shkak të mos pagimit të energjisë së shpenzuar. Pavarësisht ndërhyrjes së Serbisë, për këtë çështje, zyrtarë të KEK-ut thonë se dëshirojnë marrëveshje me Serbinë, por vetëm me konsumatorët serbë.

Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala ka thënë se i vetmi autoritet që mund t’i furnizojë të gjithë konsumatorët me energji elektrike është Korporata Energjetike e Kosovës. Ai ka theksuar se nuk do të ketë furnizim me energji elektrike, derisa nuk arrihet marrëveshje me konsumatorët serbë për pagesën e borxhit.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë Serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç ka thënë se qeveria e Serbisë do t’ia dorëzojë një plan UNMIK-ut për shlyerjen e borxhit të energjisë elektrike që kanë serbët e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›