Çitaku: GJND vendim në favor të Kosovës
PrishtinëZëvendësministrja e punëve të Jashtme të Kosovës Vlora Çitaku në në intervistë për gazetën Infopress është shprehur se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të japë një vendim në favor të Kosovës. Deklaratën e saj, Çitaku e bazon në faktin se pala kosovare në këtë proces ka fakte të mjaftueshme për mënyrën e shpalljes së pavarësisë së saj në shkurt të vitit të shkuar. “Kosova ka fakte të mjaftueshme për të mbrojtur shpalljen e pavarësisë dhe këto argumente tani më janë mbledhur nga koordinatori i ngarkuar me këtë punë”-deklaroi Çitaku për këtë gazetë.
Numri dy i diplomacisë kosovare, shprehet se Kosova do të jetë e përgatitur deri në mesin e muajit të ardhshëm, kur është afati për dorëzimin e përgjigjeve në Gjykatë. “Deri atëherë Kosova do të jetë e përgatitur. Kemi bërë të gjitha përgatitjet, kemi marrë të gjithë hapat në mënyrë që të prezantohemi në mënyrë sa më profesionale në atë gjykatë”-tha më tej Çitaku.