KEK-u vazhdon shkyçjet

Ekipet e mobilizuara të KEK-ut, pavarësisht të ftohtit që po mbretëron këto dit ënë Kosovë, po vazhdojnë aksionin për shkyçje kolektive nga rrjeti elektrik në fshatra të Istogut për shkak të borxheve që nuk i kanë paguar qytetarët.
Ekipet speciale të shërbimit për shkyçje të KEK-ut, brenda kësaj jave nga rrjeti elektrik kanë shkyçur 8 trafo në fshatrat Shushicë, Studenicë,Vrellë, Dubravë, ndërsa nuk janë kursyer as lagje të ndryshme të qytetit të Istogut.
Mësohet se në procesin e shkyçjes janë edhe disa trafo të tjera për arsye të borxheve të mëdha të qytetarëve ndaj KEK-ut.
Nëse të shkyçurit nga energjia elektrike dëshirojnë të lidhen përsëri në rrjet kërkohet që të paguhet së paku 10 për qind e borxhit total dhe secili konsumator të paguajë faturën e fundit.