E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transport me standarde të BE-së

Në rrugën drejt BE-së, Shqipëria po adapton rregulla dhe detyrime të reja për sektorin e transportit rrugor.

Në kuadër të marrëveshjeve ekonomike me BE-në, Shqipëria ka lidhur një bashkëpunim me autoritetet franceze sa u takon kartave digjitale. Marrëveshja është nënshkruar këto ditë mes ministrit të Transportit e homologut francez dhe lidhet për kartat e takografit digjital. Qëllimi i marrëveshjes është prodhimi dhe shpërndarja e kartave digjitale për drejtuesit e mjeteve, organeve të kontrollit në rrugë, ofiçinave të instalimit, kalibrimit dhe inspektimeve periodike të takografit digjital, si dhe kartave të kompanive të transportit.

Pajisja me kartën e takografit digjital vjen si një detyrim i Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën, për të gjithë shtetet anëtare të marrëveshjes “Mbi punën e ekipeve të mjeteve në transportin ndërkombëtar rrugor”, në bazë të së cilës, të gjithë transportuesit duhet të pajisen me kartat e takografit digjital deri në 16 qershor 2010, në të kundërtën ata janë të penalizuar në transportin ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve. Me kartat e takografit digjital do të pajisen të gjithë ata drejtues që drejtojnë mjete që janë futur në shërbim për herë të parë pas 1 maj 2006 dhe përkatësisht, mjetet e mallrave mbi 3.5 tonë dhe autobusët.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›