E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtrenjtohen tarifat vendore në Tiranë

Tiranë, 13 shkurt, NOA Banorët e kryeqytetit
do të përballen këtij viti me një rritje të lehtë të tarifave vendore. Tarifa e
pastrimit të qytetit është rritur me 500 lekë të reja,  ndërsa ajo e gjelbërimit me 100 lekë. Kjo do
të thotë që tarifa e pastrimit ishte 4500 dhe u bë 5000 lekë, ndërsa tarifa e
gjelbërimit ishte 400 dhe u bë 500 lekë.

E thënë ndryshe një familje në Tiranë  do të paguajë për të dy tarifat një shumë e
cila arrin në 5500 lekë. Tarifat e reja janë afishuar pranë minibashkive në
sportelet e të cilës paguhen.  

Por një familje paguan edhe taksen e pasurisë,
bëhet fjalë për taksën mbi sipërfaqen e banesës, e cila për këtë vit ka mbetur
e pandryshuar. Kjo është një nga taksat që vendorët kanë dështuar në mbledhjen
e saj.

E thënë me fjalë të tjera shuma totale që I
duhet të paguajë një familje, në Tiranë, minimalisht është 7 mijë lekë të reja
në vit.

l.r/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›