Marrëveshje me Italinë

Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, në ditën e dytë të vizitës së tij në Verona të Italisë inicoi disa marrëveshje bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Italisë, përfshirë Marrëveshjen për eliminimin e taksave te dyfishta dhe Marrëveshjen për mbrojtjen e Investimeve.
Zëvendësministri për Zhvillim Ekonomik i Italisë, Adolfo Urso, mirëpriti iniciativat e ministrit Shala dhe theksoi se interesimi i kompanive të fuqishme italiane për të investuar në Kosovës është tejet i madh. Sipas tij, këto dy marrëveshje pritet që t’u hapin rrugë dhe mundësi më të mëdha investitorëve italian për të investuar në Kosovë.
Të dy palët u dakorduan që të formojnë grupe punuese nga të dy vendet për negocimin dhe hartimin e këtyre marrëveshjeve në një afat sa më të shpejt.
Nga ana e tij, ministri Shala kërkoi nga Urso përkrahjen në procesin anëtarësimit të Kosovës edhe në EBRD dhe institucione të tjera ndërkombëtare financiare.