E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet shtojnë prurjet në HEC-e, rritet prodhimi i energjisë

Fierzë, 13 shkurt, NOA Reshjet e shtuara të orëve
të fundit kanë shkaktuar rritjen e nivelit të prurjeve të ujit në kaskadat e
hidrocentraleve. Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, nga burime zyrtare
të ministrisë së Energjetikës, sipas të cilave, edhe prodhimi i energjisë
elektrike ka shënuar një rritje të tij në hidrocentralet e vendit për shkak të
reshjeve të shtuara. Kështu, bëhet me dijeni se dje prodhimi total
i energjisë elektrike në vend kapi kuotën e 25.177 milonë kilovat/orëve, nga të
cilat 7.8 milionë kilovat/orë ishin të destinuara për eksportim.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se prurjet në
Fierzë llogariten 287.24 m3 ujë/sek, ndërsa për hidrocentralin e Komanit
Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se aktualisht ai ndodhet në
kuotën e 171.05 metrave, ndërsa kapaciteti i tij maksimal kap kuotën e 175
metrave.  

Ndërkaq, po nga të dhënat zyrtare mësohet se
në Vaun e Dejës niveli është 74.33 metra, nga 76 metra që është maksimumi i
lejuar.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›