E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë,katër zyrtarë në pranga për korrupsion

Katër zyrtarë të Komisionit të Kthimit të Pronave janë arrestuar për korrupsion. Në pranga është vënë Ali Aliaj, zyrtar i Komisionit të Kthimit të pronave, Gjergj Hysa, avokat në Tiranë, Petrit Kullolli, punonjës i zyrës rajonale të Komisionit të Kthimit të Pronave si dhe Fatos Gjuzi, zyrtar i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive. Të arrestuarit akuzohen për tjetërsim të pasurisë. Katër zyrtarët kanë falsifikuar dokumentat e 450 duynym tokë në qytetin e Kavajës, në plazhin e Gjeneralit dhe kalaja e Turrës. Ndaj të ndaluarëve u është dhënë masa, arrest shtëpie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›