Rama: Shqipëria nuk duhet të humbasë edhe 4 vjet të tjera

Takim me Rrjetin e Vullnetareve ne Rrogozhine dhe Pukë
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në vazhdën e takimeve me rrjetin e vullnetarëve, ka vizituar qytetin e Rrogozhinës dhe të Pukës. Shoqëruar nga duartrokitjet e zjarrta të vullnetarëve të dy qyteteve të Shqipërisë, kryesocialisti Rama deklaroi se ëndrra e shqiptarëve për një Shqipëri europiane nuk është realizuar edhe tani, pas 18 vjetësh. Por kjo ëndërr është një aspiratë e gjithë shoqërisë shqiptare, sidomos e të rinjve, të cilët besojnë se kjo ëndërr mund të bëhet realitet, që nuk kanë frikë të besojnë se nëpërmjet ndryshimit ky vizion historik do të jetë i prekshëm për të gjithë. Sot jetojmë deformimin më kulmor të keqqeverisjes së 18 vjetëve, nën dhunën e interesave të korrupsionit që rrënjët i kanë të gjitha në oborrin kryeministror dhe që përditë na ballafaqojnë me fakte e shifra tronditëse të degjenerimit të pushtetit ekzekutiv,- u shpreh Rama. Duke iu drejtuar qytetarëve të Rrogozhinës, kreu socialist Rama theksoi se do t'i hapim rrugë ëndrrës së marrë peng nga politika e vjetër e pabarazisë që varfëron të papushtetshmit dhe mbingop pushtetarët.Unë ju falënderoj, tha Rama, pse nuk keni frikë të besoni sot kur besimi ka hyrë në krizën e vet më të thellë bashkë me Shqipërinë e tradhëtuar të premtimeve të pambajtura e të zullumeve të papërmbajtura. Ju nuk keni frikë të besoni sot se ëndrra e Shqipërisë së gjithë Europa është e mundur, se ky vend mund të bëhet si të tjerët, se këtu, në këtë vend, mund të bëhen të mundura ato që prej 18 vjetësh politika e politikanëve na i ka bërë të pamundura,- u shpreh lideri i PS, Rama. Gjithashtu, Rama iu drejtua vullnetarëve të qytetit të Rrogozhinës unë ju falenderoj se nuk keni frikë të besoni se një horizont i ri shprese mund të hapet për secilin prej jush, këtu, në atdheun tonë të gënjyer e zhgënjyer për 18 vjet me radhë nga ata që, me flamuj të ndryshëm dhe gjuhë të ngjashme ju kanë marrë votën për të shërbyer e kanë qeverisur për të rrëmbyer.Ëndrra e ndaluar e Shqipërisë si gjithë Europa, vijoi kreu PS Rama, nxorri në rrugë shumicën e papushtetshme dhe ndryshoi rrjedhën e historisë. Gjërat nuk shkuan siç i parafytyruam atëherë. Ai duke iu drejtuar qytetarëve u shpreh se sot, 18 vjet më vonë e njëjta ëndërr kërkon përsëri shumicën e papushtetshme për t'u bërë realitet. Shqipëria Europiane është një ëndërr e vjetër shqiptare,- nënvizoi Rama. Ai shtoi se kjo ëndër e vjetër është vizioni i hershëm i mendjendriturve të këtij vendi që u përcillet gjeneratave. Gjithashtu, është e ardhmja e sakrifikuar në udhëkryqe e kthesa të zymta historike. Shqipëria si gjithë Europa është amaneti që kemi në dorën tonë. Të gjithë ne këtu do ta çojmë në vend këtë amanet. Do t'i hapim rrugën ëndrrës së marrë peng nga politika e vjetër e interesave dhe kulisave bizantine,- theksoi kreu socialist, Rama.Vetëdija për fuqinë e ndryshimit që mund të gjenerojmë përmes një bashkimi të ri në këtë udhëkryq historik ku vendoset fati i gjeneratës së re, bindja se Shqipëria nuk mund të humbasë edhe 4 vjet të tjera duke mbetur në të njëjtat duar të paafta, të papërgjegjshme e të korruptuara, do t'i japin shumicës së papushtetshme forcën për t'i dhënë pushtet ëndrrës së saj të parealizuar,- u shpreh Rama. Duke iu drejtuar qytetarëve të Pukës, kreu i PS, Rama tha se ne kemi bindjen se arsimimi është politika më e mirë ekonomike dhe në 4 vjet do të bëjmë për arsimimin e fëmijëve e të të rinjve aq sa politika e vjetër nuk ka bërë në 18 vjet. Ne do ta mundim parazitizmin e detyruar, duke luftuar kudo e me të gjitha mënyrat me papunësinë dhe s'do të lejojmë që të rejat e të rinjtë të sorrollaten gjithë ditën rrugëve e kafeneve për shkak se s'kanë ku shkojnë, apo të arratisen maleve për në Greqi, apo s'kanë ku punojnë."
Email This Klikime: 12