E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: PD, shtepia e se djathtes

TIRANE - Nenkryetari i Partise Demokratike, njekohesisht kreu i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi diten e djeshme u shpreh pro shkrirjes se Partise Demokrate te Re me partine e tij. Ne nje prononcim per mediat, Patozi deklaroi se ajo qe ishte e rendesishme ne kete proces lidhej me votat e vete mazhorances ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas tij, Partia Demokratike ishte e hapur per cdo forme te bashkepunimit me partite e tjera te mazhorances, mjafton qe asnje nga votat e te djathteve te mos te shkonte dem ne zgjedhjet e ardhshme. "Partia Demokratike eshte nje shtepi e madhe dhe pranon cdo forme bashkepunimi. Kur themi se jemi te hapur per bashkepunim, kam fjalen ketu qe pranojme shkrirjen e partive te tjera, apo krijimin e disa blloqeve brenda se djathtes si dhe per cdo levizje tjeter e cila eshte rendesishme qe te garantoje qe asnje vote e se djathtes te mos shkoje dem", deklaroi dje nenkryetari i PD-se. Nga ana tjeter kreu i grupit parlamentare te PD-se nuk nguroi te kritikoi edhe Partine Socialiste dhe kreun e saj Edi Rama ne lidhje me kundershtimin qe opozita i beri edhe bilancit 7 mujor te punes se qeverise te drejtuar nga kryeministri Berisha. " Kryetari i PS-se, Edi Rama u rikthye ne pune vetem per te kundershtuar bilancin e punes 7-mujore te qeverise se bere nga kryeministri Berisha", deklaroi Patozi ne lidhje me kundershtine dhe replikat me perfaqesues te opozites ne lidhje me bilancin e bere dite me pare nga kryeministri Berisha. Ne fjalen e tij nenkryetari i Partise Demokratike u shpreh i bindur per fitoren e PD-se dhe aleateve te saj ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. "Ne kemi vendosur ta leme ne pushim opoziten edhe per 5 vitet e ardhshme", deklaroi Patozi ne fjalen e tij. Sipas kreut te grupit parlamentare te PD-se me nisjen e sesionit te ri parlamentare Partia Demokratike do te perqendrohej edhe tek reforma zgjedhore, reforme e rendesishme kjo edhe per integrimin e vendit dhe kryesisht per zgjedhjet e ardhshme parlamentare te cilat do te zhvillohen pas me pak se nje viti.

Shkrirja

Pas emerimit te kreut te Partise Demokrate te Re, Genc Pollo si zevendeskryeminister i vendit nga ana e kryeministrit Berisha nisen te qarkullonin edhe zerat per shkrirjen e mundshme te PDR-se me PD-ne. Po keshtu kjo ide nuk eshte kundershtuar nga asnje nga perfaqesuesit e Partise Demokratike.

Federata

Kane qene republikanet ata qe ne fillim nepermjet kryetarit te grupit parlamentar, Arjan Madhi dhe me pas nepermjet kryetarit te PR, Mediu kane shprehur idene e krijimit te nje federate te djathte, qe do te sillte dhe ruajtjen e identitetit te partive. Kohe me pare dhe Ndoka e shprehur nje ide te tille.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›