Përmbytjet, Franca ofron ndihma

Tiranë, 11 janar NOA Franca i ka shprehur sot
qeverisë dhe popullit shqiptar mbështetjen dhe solidaritetin e saj për situatën
e rëndë në të cilën ndodhej veriu i Shqipërisë.
Ndërkohë që veriu i Shqipërisë është prekur
nga përmbytje të mëdha, të cilat detyruan autoritetet të shpallin gjendjen e
katastrofës natyrale, Franca dëshiron ti shprehë qeverisë dhe popullit
shqiptar mbështetjen dhe solidaritetin e saj
Në këtë kontekst, në bashkëpunim të ngushtë me
MIC dhe Austrinë, Franca dëshiron të shprehë në mënyrë konkrete
solidaritetin e saj duke dërguar për zonat e përmbytura disa gjeneratorë dhe
pompa uji.