Kreu i BQE-së, Trichet: Po nis rimëkëmbja e ekonomisë

Bruksel, 12 janar, NOA Të dhënat më të
fundit konfirmojnë se ekziston një klimë e rimëkëmbjes ekonomike-financiare globale.
Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni vetë presidenti i Bankës Qendrore Evropiane
Jean-Claude Trichet, në fund të takimit të Ekonomisë Globale takimin që ai
kryesonte.
''Të gjithë jemi për kërkimin me më shumë kujdes mbi atë që po ndodh në frontin
e dinamikës së kredisë globalisht'', tha ai.
''Për një sistem bankar duhen plane të forta
që mund të mbështesin rritjen ekonomike me afat të gjatë dhe përfundimin në
kohë të programit të reformave themelore të Komitetit të Bazelit'', tha më pas Trichet,
i cili është në të njëjtën kohë edhe presidenti i Grupit të Guvernatorëve,
përgjegjës për mbikëqyrjen, organ i cili kryesohet nga BRI dhe rregullon
aktiviteteve të Komitetit të Bazelit.
Në mbledhjen e tij Trichet vuri në dukje dje
pozitivisht përparimin e bërë nga Komiteti i Bazelit për të transformuar
marrëveshjet e mëparshme në një paketë masash praktike, të paraqitur nga
Komisioni më 17 dhjetor.
n.e/NOA