E Diel, 1 Nëntor 2026

Viziton Shqipërinë zv/presidenti i BB-së për Evropën dhe Azinë

Tiranë, 12 janar, NOA - Philippe Le Houérou, zv/presidenti
i ri i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore fillon sot vizitën e tij
të parë zyrtare në Shqipëri, e cila do të zgjasë deri më 16 janar.  Qëllimi kryesor i vizitës do të jetë fillimi
i diskutimeve dhe konsultimeve për Strategjinë e Partneritetit me Shqipërinë për
3-4 vitet e ardhshme. Kjo strategji përcakton se si Banka Botërore do të
bashkëpunojë me Shqipërinë në mbështetje të prioriteteve të zhvillimit të
vendit.

Gjatë vizitës së tij 4-ditore në Shqipëri, Le Houérou
do të takohet me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, anëtarë të
kabinetit, guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, liderin e
opozitës Edi Rama dhe përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit privat dhe
komunitetit ndërkombëtar.

Gjithashtu, ai do të vizitojë disa projekte të
financuara nga Banka Botërore.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›