Kreu i FMN: Po të isha grek do protestoja

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Strauss Kahn, gjatë një vizite në Athinë, ka deklaruar se po të ishte grek, do të protestonte edhe ai.
Gjatë vizitës, Kahn është përpjekur për t`i dhënë këtij vendi kurajë në momentet e vështira të krizës që po kalon.
Ai është takuar me presidentin, kryeministrin dhe krerë të tjerë të partive politike parlamentare.
Gjatë takimit me presidentin grek Karolos Papulias, Strauss Kahn theksoi se "Greqia ishte më e rrezikuar, dhe kështu u godit e para." Gjate kohës ku kreu u FMN-se ndodhej brenda sallës së Parlamentit, një grup personash protestonin jashtë ndërtesës.
Ne diskutimin e tij na parlament ai theksoi ndër të tjera: “Po të ishte grek do të merrja edhe unë pjesë në protesta kundra masave të krizës. Ne bëmë çfarë kishim mundësi, tani është puna juaj. Prej shume vitesh arrihet në buzë të greminës , nuk ka rendësi se kush parti mban përgjegjësi, pa marrë masa konkrete nuk mund të ketë ecje përpara. Jam një doktor që ju jap kurimet e duhura- citohet të ketë thënë Straus Kahn.