E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH: Nuk tolerojme abuzuesit me dritat

Apelit te PS qe qytetaret te mos i paguajne faturat afrofe, i eshte kunderpergjigjur dje drejtori i Korporates Elektroenergjitike Shqiptare, Gjergj Bojaxhi, duke e cilesuar si mbrojtje te hajduteve te energjise elektrike. Bojaxhi vleresoi edhe se vendimi i ERE-s per faturat afrofe eshte i ligjshem. Reagimi i Bojaxhi erdhi dje ne kunderpergjigje pak ore pasi deputeti socialist Erion Brace beri thirrje per bojkot. "Te mbrosh hajdutet e energjise elektrike eshte e turpshme, per me teper kur kjo behet nga nje deputet". Ketu Bojaxhi iu referua dhe aksionit te kryer ne nje fshat te Beratit ku u kapen disa qytetare te cilet merrnin energji para sistemit te matjes.
Kreu i KESH-it u beri thirrje konsumatoreve se nuk do te tolerohet askush qe nuk paguan energjine elektrike apo qe e vjedh ate me menyra te ndryshme. Lidhur me rastin e bere publik nga deputeti Brace, kreu i KESH-it deklaroi se shtetasi Shkelqim Qevani, do te kaloje per ndjekje penale, megjithese eshte mbeshtetur nga nje deputet i PS-se edhe pse kishte shkelur ligjin. "Ne vend qe te beje pagesen e energjise elektrike dhe demin qe ka shkaktuar me vjedhjen e kesaj energjie, perpiqet qe te marre mbeshtetje politike dhe eshte e turpshme qe nje deputet i parlamentit shqiptar pavaresisht se kujt force politike i perket, te perpiqet qe te mbroje vjedhesit dhe hajdutet e energjise elektrike", - deklaroi Bojaxhi.
Sipas Bojaxhi, KESH-i nuk do te lejoje ne asnje menyre vjedhjen e energjise nga cdo person. "Kushdo qe del dhe ben thirrje per mospagese te faturave te propozuara nga KESH eshte duke shkelur ligjin dhe eshte e turpshme qe nje deputet del dhe flet ne emer te nje partie per te shkelur ligjin", - vazhdoi kreu i KESH-it. Bojaxhi nga ana tjeter sqaroi se faturat afrofe jane te miratuara dhe ato do te paguhen ne cdo rast. "ERE si nje institucion i ngritur nga Parlamenti shqiptar, eshte i ligjshem dhe nese nje deputet i parlamentit ka problem me vendimet qe nxjerrin institucionet e parlamentit, atehere keto vendime duhet t'i diskutoje ne parlament dhe me institucionet perkatese dhe jo t'i beje thirrje qytetareve shqiptare qe te shkelin ligjin", apeloi Bojaxhi. Ai theksoi edhe se faturat e KESH-it jane tituj ekzekutive, duke shtuar: "Edhe sikur KESH apo individe te saj te bejne gabime ne leshimin e ketyre faturave, keta individe do te ndeshkohen, por kjo nuk do te thote te mos paguhet fatura e energjise elektrike". Ne kete pike, Bojaxhi siguroi se "aksionet e KESH-it per kapjen e personave qe vjedhin energjine elektrike do te vazhdojne ne te gjithe vendin dhe kundervajtesit do te ndeshkohen sipas ligjit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›