Bogdani: Jemi kunder afrofese
Partia Demokratike shprehet se eshte e vendosur kunder cmimeve afrove, duke fajesuar ne kete pike ish-mazhorancen socialiste qe ka ligjeruar dukurine e papranueshme. Reagimi erdhi dje ne nj prononcim te posacem, qe beri zedhenesi i Partise Demokratike, Gerti Bogdani. Ai kembenguli se "PD dhe kjo Qeveri ka qene dhe eshte e vendosur kunder faturave afrofe", duke shtuar njekohesisht se "nuk mund te jete dakord me qendrimet e Partise Socialiste per falimentimin e nje enti qe eshte jetik per qytetaret dhe ekonomine e vendit".
Zedhenesi i PD-se, kujtoi se "per tete vjet me radhe socialistet vendosen regjimin e faturave afrofe, dhe sot ngrene zerin kunder vendosjes se 170 000 matesve te rinj te nevojshem, te cilet nuk u vendosen ne kohen e ish drejtorit te KESH Andis Harasanit, por po vendosen ne kohen e kesaj qeverisjeje, e cila po u jep fund faturave afrofe".
Bogdani kaloi dhe ne nje argument tjeter, ate te kartave te identitetit ende inekzistente, duke "luajtur" me kohezgjatjen e njejte 8 vjecare, kur tha: "Per tete vjet me radhe Partia Socialiste nuk realizoi kartat e identitetit, ndersa sot qe procesi eshte ne zbatim, ata kerkojne llogari se perse po i bejme dhe mendojne se shqiptaret nuk dine t'i japin pergjigje atyre qe nuk i realizuan dot per dy mandate rresht".