E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH: Përmirësohet ndjeshëm situata në kaskadën e Drinit, në Fierzë dhe Koman mbyllen portat e shkarkimit

Situata në kaskadën e Drinit po shkon drejt përmirësimit. Të dhënat me të fundit të KESH për ditën e sotme bëjnë të ditur se niveli i ujit në liqenin e Fierzës po shkon drejt kuotës normale. Sot në mëngjes niveli në liqen është 290.03 metër duke pësuar një rënie me 9 cm që nga mbrëmja e djeshme. Kuota maksimale e lejuar në këtë hidrocentral është 296 metra. Prurjet sot në Fierzë llogariten në 400 metër kub ujë në sekondë dhe derdhjet 550 metër kub ujë në sekondë. Niveli i ujit në Koman është 170.4 metër nga 175 metra që është kapaciteti maksimal. Prurjet në Koman llogariten sot në 200 metër kub ujë në sekondë dhe derdhjet 860 metër kub ujë. Në Vaun e Dejës niveli sot është 74.3 metër dhe prurjet 100 metër kub ujë në sekondë. Derdhjet në Vaun e Dejës sot janë në nivelin 810 metër kub ujë në sekondë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›